Facebook shet sërish të dhënat e përdoruesve

“New York Times” bën me dije se rrjeti social “Facebook” ka shitur të dhënat e përdoruesve rreth 60 prodhuese të telefonave inteligjentë, tabletave dhe pajisjeve të tjera celulare, duke u lejuar atyre qasje në të dhënat personale të mijëra përdoruesve dhe “miqve” të tyre pa pëlqimin e qartë të përdoruesve të facebook.

Në këtë marrëveshje kompanitë që kanë kërkuar të blejnë të dhënat e përdoruesve kanë kërkuar të ofrojnë dhe shpërndajnë tek përdoruesit disa nga shërbimet më të njohura që karakterizojnë kolosin social, siç janë rubrikat. Ndërsa “Facebook” nga ana e tij do të përfitonte shtrirjen e mëtejshme të platformës në pajisjet teknologjike të këtyre kompanive.

Po sipas “New York Times”  kompanitë e përfshira në këtë skandal janë Apple, Amazon, BlackBerry, Microsoft dhe Samsung.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kompanisë së rrjetit social “Facebook” ku nëpërmjet nënpresidentit, Ime Archibong, ata pohojnë se kompania dha qasje në të dhënat e përdoruesit për të vetmin qëllim të përdorimit të rrjetit social në ‘smartphone’ apo pajisje të tjera të ndryshme.

Pin It