Studim: Jeta në vetmi ndikon negativisht në shëndet

life1

Për shkak të dinamikës që ka dita kohët e sotme, shpeshherë na pëlqen që të rrimë vetëm. Mirëpo kjo nuk është zgjidhje e mirë gjithmonë.

Sipas raportit të ri nga New York Times kjo nuk është ide e mirë, për shkak se jeta në vetmi mund të jetë e lidhur me ndjenjën e izolimit dhe mungesës së integrimit social si dhe besimit, që ndikon në shëndetin mendor.

“Mua më duket se e vetmja gjë që është më e keqe se sa dhimbja dhe sëmundja e rëndë është t’i përjetosh ato vetëm”, ka shkruar Dhruv Khular, një mjek i cili ka trajtuar pacientët të cilët jetonin vetëm.

Në SHBA, gati një e treta e njerëzve mbi 65 vjeç jetojnë vetëm, ndërsa Khular tregon se izolimi social është një epidemi në rritje, sepse prej viteve ‘80, numri i amerikanëve të cilët thonë se jetojnë të vetmuar u rrit nga 20 në 40%.

“Njerëzit me pak lidhje shoqërore kanë probleme me gjumë, sistem të ndryshuar imunitar, janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe kanë nivel të rritur të hormoneve të stresit. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se izolimi rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 29% dhe goditjen në tru për 32%”, shkruan The New York Times.

Pin It