Gjurmët e luftës së Kosovës përmes artit vizual nga 13 artistë

Për herë të parë në Tiranë 13 artistë nga Lugina e Preshevës , Bujanovci dhe Medvegja po eskpozojnë veprat e tyre në galerinë e artit FAB. Ekspozita e cila titullohet “Larg dhe afër” sjell për publikun artdashës në formën e gjuhës artistike larminë e vepra në të cilat shpalosen gjurmët që ka lënë lufta e Kosovës.

Veprat në këtë ekspozitë bëhen bashkë për të treguar historinë e dy shteteve dhe këtë herë me artit vizual.

Artistët i kanë ekspozuar veprat e tyre në pikturë, skulpturë e instalacione, histori që vështirë të harrohen nga një shtet si Kosova, që shënoi dhe 10 -vjetorin e pavarësisë.

Ekspozita është kuruar Ilir Kaso me pjesëmarrjen e artistëve Sabedin Etemi, Avni Behluli, Vjollca Aliu, Eshref Qahili, Ismet Jonuzi, Avni Zairi, Rafet Jonuzi, Lindita Kurtishi-Beqiri, Adrian Limani, Shqipe Jonuzi, Shqipërim Fejzullahu, Irzeme Zeqiri-Mulliqi, Leoneta Abdyli.

Ekspozita do të qëndrojë në galerinë e artit FAB deri më datë 26 shkurt. Përveç pjesës së bashkëpunimeve mes artistëve që sipas tyre janë shumë të rëndësishme, këto ditë në Tiranë ajo është dhe në kuadër të 10 -vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

ATA

Pin It