Ekspozitë e rrallë hartash të vjetra në COD nga koleksioni i Afrim Ethemit

 

Një ekspozitë me harta që datojnë nga shek XV deri në shek XVIII është hapur në COD, nga një koleksion i Afrim Ethemit, me titull “Hartografia europiane dhe territoret shqipfolëse”.

Në sallën “Tako Artistin”, gjenden 36 harta si dhe 5 atlase. Hartat datojnë që nga vitet 1500 e më pas dhe paraqesin kryesisht harta të Europës, Europës Juglindore e sidomos Ballkanit, gjë që i jep kësaj ekspozite dhe koleksioni një karakter të posaçëm.

 

Pin It