Delfinët, argëtues të ndjeshëm e gazmorë

Delfinët janë vërtet të veçantë , madje kanë disa karakteristika që na bëjnë t’i duam akoma më shumë

Ata i duan qentë. Në ndryshim nga kafshët e tjera që qentë i konsiderojnë si kafshë të egra dhe që nuk mund t’i zënë besë, delfinët i duan ata. Në një studim të bërë, u vu re se një delfin i efër nga Islanda arriti të miqësohej me një qen Labrador.

Edhe kur valët janë të qeta e nuk ka dallgë, ata sërish shpikin vetë lojëra për të luajtur, pasi nuk mund të rrinë dot pa luajtur me njëri-tjetrin. Duket sikur e kanë bindur veten se habitati i tyre duhet të jetë edhe vendi i lojërave të tyre.

“E pranojnë”, kur kanë nevojë për ndihmë. Të jesh i zgjuar është diçka, por duhet të kesh guxim për të pranuar se ke nevojë për ndihmë. Delfinët e bëjnë këtë. Në një studim në Havai u pa se një delfin i egër, pas shumë përpjekjesh për t’ia dalë mbanë me një problem notimi, nuk ia doli dot dhe u dorëzua duke parë drejt delfinëve të tjerë në shenjë kërkese për ndihmë.

Shpesh herë na sjellin dhurata. Kuptohet që ne nuk mund ta kuptojmë dot mënyrën se si ata kuptohen me njëri-tjetrin, por gjithsesi ndihemi mirë që na dhurojnë diçka, edhe pse pa vlerë. Kjo tregon se ata ndiejnë diçka për ne që na dhurojnë gjërat që i gjejnë vetë.

Nxitojnë për të ndihmuar delfinët e tjerë. Mendohet se nuk ka kafshë më empatike se delfinët, pasi janë parë në shumë studime shumë të afruar me njëri-tjetrin. Në momentet e rrezikut të një delfini, ata mblidhen të gjithë për ta ndihmuar atë.

I ndihmojnë peshkatarët. Peshqit i shoqërojnë pa probleme delfinët, madje nëpër studime të shumta thuhet se peshqit i besojnë tejmase delfinëve, saqë qëndrojnë gjithë kohës me ta. Por dashuria e delfinëve për njerëzit bën që për të kënaqur peshkatarët, delfinët “të tradhëtojnë” peshqit duke i dorëzuar në karremat e tyre.

Përpiqen pa pushim të argëtojnë njerëzit. Nëse një delfin arrin të të dallojë dhe ti i ofron shoqërinë tënde, ai do të bëjë gjithçka vetëm për të të bërë ty të lumtur. Do ta shohësh të hidhet nga uji, të bëjë veprime nga më të bukurat vetëm për të të parë ty të qeshur. A nuk është kjo gjë e mrekullueshme? / bota.al

Pin It