Vlerat e mrekullueshme të hirrës

Hirra është produkt i cili krijohet gjatë prodhimit të djathit dhe kosit, dhe në të mbeten përbërësit më të mirë dhe më të vlefshëm të qumështit: vitaminat B dhe E, mineralet dhe sheqernat e qumështit të cilat janë të rëndësishme për ndërtimin e lidhjeve më të mira në tru.

Për të nxjerrë më të mirën nga kjo pije, ekspertët këshillojnë që të pini maksimalisht gjysmë deri në një litër hirrë në ditë!

Këto janë të gjitha përparësitë e kësaj pijeje natyrale:

Ndihmon te dobësimi – 100 ml hirrë ka vetëm 26 kalori, ajo përmban një sërë albuminash dhe për këtë arsye krijon ndjenjën e të ngopurit, ndërkaq është e varfër me yndyra dhe kalori.

Hirra ka cilësi diruetike që do të thotë se do të nxisë shpejt tretjen dhe do të zgjidhë ndjenjën e pakëndshme të konstipacionit dhe fryrjes. Mos e teproni me këtë artikull, sepse mund të shkaktojë diarre. Deri në një litër është maksimalja.

Ilaç për mëlçi – Kjo pije e varfër përmban beta-laktogobulinë e cila furnizon organizmin me amino-thartirat BCAA, të cilat ndihmojnë te sëmundjet e avancuara të mëlçisë, të sëmurëve nga të thatit u mundëson që të bëjnë jetë më gjatë dhe më cilësore.

Ndërton muskujt – Hirra, posaçërisht ajo pluhur, ndihmon te ndërtimi i masës muskulore por edhe përmirëson muskujt pas lodhjes fizike.

Rregullon yndyrën e tepërt në gjak – Hirra u rekomandohet njerëzve të cilët kanë probleme me yndyrën e tepërt në gjak. Pas vetëm disa javëve të konsumimit të rregullt do të shihni efektet të mrekullueshme.

Krijon lumturinë dhe zvogëlon lodhjen – Hirra nxit  serotoninën, hormoni lumturisë, dhe kështu zvogëlon ndjenjën e stresit.

Pin It