Ëndërra e shuar e tripletës, ndez rrjetet sociale ndaj Juventusit

Eleminimi i Juventusit nga Kupa e Italisë përballë Atalantës në ndeshjen e djeshme ka bërë që tifozët kundërshtarë të ndezin rrjetet sociale me foto tallëse ndaj bardhezinjve.

Ëndërra e madhe e Zonjës së vjetër për të fituar tripletën duket që do të shtyhet edhe një vit më shumë, kjo falë 2 golave të Zapatës dhe 1 të Timothy Castagne-s në fitoren 3:0 të Atalantës.

E gjitha kjo situatë vjen nga forma e jashtëzakonshme e Juventusit dhe luftës për të korrur sukses në të 3 kompeticionet që luante deri ditën e djeshme. Kjo edhe për faktin se këtë vit, zonja e vjetër ka në 11-tshen startuese të saj sulmuesin më të mirë të botës, Cristiano Ronaldon, dhe çdo justifikim nga eleminimi i djeshëm duket i kotë.

Kujtojmë se në kampionatin Italian Interi i vitit 2010 nën drejtimin e Jose Mourinhos është ekipi i vetëm që e ka fituar tripletën.

Fotot e postuara në rrjetet sociale nga tifozeritë kundërshtare janë nga më të ndryshmet, në foto galerinë e mëposhtme do të gjeni disa nga më pikantet.

 

 

 

 

 

 

Pin It