Erich Maria Remarque, shkrimari që ngriti harkun e triumfit

12add008c2ad68ce592ba77c99620569

Më 30 janar 1929 lindi  në Osnabryk të Gjermanisë Erich Maria Remarque. Një vit, pasi kishte filluar kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 regjistrohet në ushtri. Plagoset nga një granatë në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë. Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën. Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück. I jepet medalja “Ylli i Ferrit”, klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet.

Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje. Publikon në Berlin librin “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” . Në një periudhë mbushur me re të një lufte të dytë, libri i Remarku kritikonte Luftën e Parë. “Unë shoh se si popujt në heshtje, pa e ditur, pa mend, me bindje, pa faj vrasin njëri-tjetrin…. se mendjet e mëdha shpikin armë dhe fjalë për ta bërë atë akoma më të rafinuar dhe të përjetshme”, thotë Remark me anë të protagonistit Paul Baumer. Nazistëve nuk u pëlqeu. Më 10 maj 1933, qeveria gjermane, me nismën e ministrit të propagandës, Joseph Goebbels, i shpalli të ndaluara dhe i dogji publikisht librat e Remarkut, i cili ikën nga Gjermania për të jetuar në Zvicër; gjatë kësaj periudhe mërgimi, Remark shkruan edhe romanin e njohur Tre shokët i dhe “Harku i triumfit” Nazistët i vazhduan sulmet ndaj librave dhe karakterit të tij, duke thënë se ai ishte pasardhës i hebrenjve francezë dhe se mbiemri Remark, po të lexohet nga e majta në të djathtë jep Kramer (mbiemër i përhapur mes hebrenjve). Historianët thonë se çështja e mbiemrit vazhdon ende të citohet nga disa biografë të tij, përkundër mungesës së plotë të provave. Në vitin 1938, Remarkut iu hoq shtetësia gjermane; pas një viti ai emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe më 1947 u bë shtetas amerikan. Remark vdiq me 1970, 72 vjeç, në nje klinike në Locarno, Zvicër.

 

E pakushtueshme është vetëm ajo që njeriut nuk i rri natyrshëm.

Gjërat e bukura nuk duhen dramatizuar.

Kur ke ndër mend të bësh diçka, mos pyet për pasojat. Përndryshe nuk e bën kurrë.

Fjalët e vërteta kanë nevojë për më shumë dritë.

 

 

Pin It