Juventus, Danilo zevëndëson Dani Alveshin

Juventusi ka zëvendësuar brazilianin Dani Alves me një tjetër brazilian. Sipas “AS”, kampionët në fuqi të Italisë kanë blerë nga Reali i Madridit mbrojtësin e djathtë Danilo.

Operacioni është mbyllur për 20 milionë euro, 11.5 milionë euro më pak se sa i kushtoi ky lojtar Realit përpara dy vitesh, kur u ble nga Porto.

Sezonin e kaluar, Danilo luajti vetëm 17 ndeshje si titullar në kampionatin spanjoll dhe 3 në Champions League, duke humbur vendin në formacion, ku i padiskutueshëm në të djathtë të mbrojtjes u bë Carvajal.

“Gazzetta dello Sport” publikon se Danilo do të paguhet 5 milionë euro në sezon nga kontrata 5-vjeçare që do të nënshkruajë me bardhezinjtë.

Pin It