Si ta lehtësoni hekurosjen në verë

Nëse për disa hekuri është një veprim që i bën të relaksohen, madje deri në atë pikë sa mund të hekurosin edhe çorapet dhe peshqirët, për disa të tjerë do të ishte më mirë të kalonin orë të tëra duke pastruar, sesa të rrinin një orë me hekur në dorë. Në këtë rast, përpara se t’i ndeni rrobat, hapini mirë; kjo është shumë e rëndësishme, sepse na ndihmon që të mos kemi shumë rroba për të hekurosur, si dhe na kursen një pjesë të mirë të kohës duke arritur një rezultat të kënaqshëm.

Këmisha për t’u hekurosur! Këmisha (sidomos ajo mashkullore) është një nga rrobat më të vështira për t’u hekurosur dhe ju harxhon shumë kohë që të arrini atë hekurosjen perfekte të saj.Zgjidhja. Por si? Ndërsa ju po përpiqeni ta varni atë në tel, përpiquni t’i shtrini sa më mirë jakën, mëngët dhe pjesën përpara. Rezultati do të jetë më pak rrudha dhe më pak kohë me hekur në dorë.

Mos palosni. Për të shmangur hekurosjen e çarçafëve është e mjaftueshme që të lini hapësirën e duhur gjatë nderjes. Nuk duhet ta palosni çarçafin dhe më pas ta varni në telin e rrobave … Jo, ajo duhet kapur nga cepat, ndërsa e kemi hapur dhe shtrirë deri në maksimum (edhe shenjat e kapseve nuk do të mbeten).

Një shkundje e fortë: Një mënyrë e mirë e nderjes së rrobave është edhe t’i shkundësh fort ato, si p.sh. çarçafët, mbulesat. Është e këshillueshme që t’i shkundni gjithmonë të gjitha rrobat para se t’i ndeni, një veprim i zgjuar ky që të ndihmon në eliminimin e rrudhave.

Edhe në shtëpi: Ndodh që rrobat që varen jashtë në rrezen e diellit të jenë më të vështira për t’u hekurosur në krahasim me ato që janë varur brenda në shtëpi. Kjo sepse rrezet e diellit i bëjnë rrobat më të serta dhe të vështira për t’u hekurosur, madje edhe ato që janë larë me zbutës. Kështu edhe hekuri do të bëhet më i vështirë dhe do të zgjasë në kohë.

Pantallonat: Edhe pse shumica e pantallonave hekurosen me një herë të veshur, ka akoma edhe nga ato rroba e prerje që kërkojnë një hekurosje të kujdesshme për vijëzimin e tyre. Për të kursyer kohë apo për ta eliminuar fare hekurin në këtë rast, e rëndësishme është të dini si t’i ndeni pantallonat në mënyrën e duhur. Dhe këtu në përgjithësi bëhet gabimi: duke i nderë pantallonat nga këmbët. Mënyra e duhur në fakt është e kundërta: pantallonat dhe fundet gjithnjë varen nga beli me një kapëse apo më shumë.

 

 

Pin It