Kalendari historik: 3 korrik

3 Korriku është dita e 184-t e vitit, deri në fund të tij janë edhe 181 ditë.

1608 – Francezi Samuel de Champlain themelon qytetin Quebec, Nju Francë (Kanada). Në vitin 1612, Champlain u kthye në Francë, ku mori një leje për monopolin e tregtisë. Gjatë Revolucionit Amerikan (1775-1776) gjeneralët Richard Montgomeri dhe Benedict Arnold dështuan për ta marrë qytetin. Quebec është sot qyteti më i madh dhe kryeqyteti i Montrealit, me popullsi prej 7.5 milionë banoresh.

1790 – Francë; Markezi Kondorcet propozon që grave t’u jepen të drejta civile. Condorcet ishte shkencëtar, matematicien; ai ushtroi ndikim në shkencat sociale duke aplikuar idetë matematikore për zgjidhjen e problemeve shoqërore dhe politike. Kondorcet u bë i famshëm për atë që njihet  si paradoksi Condorcet mbi probabilitetin e vendimeve të shumicës. Sipas tij, zgjedhja mund të bëhet edhe kur nuk ka një kandidat të qartë; në një situatë të tillë, kur shumica preferon kandidatin A kundrejt B, një tjetër shumicë kandidatin B mbi C, dhe shumica C preferon kandidatin A. Për të thyer një cikël të tillë, Condorcet shpiku metodën sipas së cilës kandidatët radhiten sipas preferencës. Condorcet luajti rol kryesor në Revolucionin Francez të vitit1789. Në vitin 1791 ai u zgjodh për të përfaqësuar Parisin në Kuvendin Legjislativ.

1928 – Londër, Angli; John Logie Baird demonstron në studion e tij transmetimin e parë televiziv me ngjyra në botë.

1954 – Thuajse 9 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Britania i jep fund racionimit të ushqimeve.

1957 – Nikita Krushchev merr kontrollin në Bashkimin Sovjetik, duke larguar nga pushteti kundërshtarët e tij më seriozë. Veprimet e Krushchevit u pritën me kënaqësi në Perëndim ku ai u pa si një udhëheqës komunist i moderuar.

1962 – Presidenti francez Charles de Gaulle e shpall Algjerinë shtet të pavarur, pas 132 vjetësh nën sundimin e Francës.

2010 – Është formuar Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Lindje

  • 1962 – Tom Cruise, aktor amerikan
  • 1968 – Ramush Haradinaj, politikan kosovar
  • 1968 – Uliks Fehmiu, aktor me prejardhje shqiptare
  • 1683 – Edward Young, poet anglez (vd. 1765)
    1883 – Franz Kafka, shkrimtar çek, (vd. 1924)
    1937 – Tom Stoppard, dramaturg anglez
  • 1947 – Dave Barry, gazetar amerikan

Vdekje

  • 1935 – André Citroen, inxhinjer francez me prejardhje holandeze
  • 1945 – Sotir Kolea, publicist, folklorist, leksikograf shqiptar (l. 1872)
  • 1971 – Jim Morrison, këngëtar amerikan
Pin It