Katër truke si ta bëni të ri hekurin e rrobave

Hekuri është një nga pajisjet më të domosdoshme në shtëpi. Duke hekurosur vazhdimisht, ai thith material të cilat mblidhen në pllakën e tij, ndaj duhet pastruar në mënyrë që të mos ngjit në rroba.

Ju njohim me disa mënyra shumë të thjeshta se si ta pastroni hekurin, të cilat do t’ju lehtësojnë pa masë.
1.Kripa
Vendosni në tavolinën e hekurosjes një copë të butë dhe mbi të shtoni disa lugë kripë. Vëreni hekurin e rrobave në punë dhe gradojeni atë në temperaturën maksimale. Në momentin që nxehet, vendoseni atë mbi copën me kripë dhe lëviznei atë para-mbrapa. Bëjeni këtë derisa të gjitha shenjat dhe papastërtitë të zhduken plotëisht.

2.Uthull
Lagni një copë me uthull të bardhë dhe vendosni hekurin e rrobave të ndezur mbi duke e lëvizur herë pas here. Më pas, pastrojeni hekurin me një copë të pastër të lagur me ujë.

3.Sodë buke dhe kripë
Shtoni pak kripë dhe sodë buke në një copë dhe mbi të lëvizni hekuri e rrovbave të ndezur. Fshijeni hekurin pas kësaj me një copë të pastër dhe është gati për t’u përdorur.

4.Sapun i lëngshëm
Kombinoni pak ujë me sapun të lëngshëm dhe lagni një pambuk të pastër. Pastroni me të hekurin duke u ndalur veçanërisht tek njollat dhe shenjat. Pastrojeni më pas me një peshqir të thatë dhe është gati.

Pin It