Shuhet Paolo Villaggio, lamtumirë llogaritari Fantozzi

Vdiq në Romë në moshën 84 vjeçare aktori Paolo Villaggio. Ishte shtruar prej disa ditësh në një klinikë private në Romë.

Me origjinë nga Xhenova, Villagio ishte shkrimtar , autor dhe aktor, protagonist i një sezoni historik, mes ekranit të madh, radios dhe televizionit. Ka interpretuar mijëra personazhe, i pari nga të gjithë Ugo Fantozzi.

“Lamtumirë baba, tani je përsëri i lirë të fluturosh”, me një postim në rrjetin social Facebook, pak fjalë dhe një zemër, Elisabetta Villaggio përshëndet babain e saj.

Mesazhi është shoqëruar nga një foto bardhë e zi, të Paolo Villaggio bashkë me fëmijët e tij. Aktori kishte përfunduar prej pak kohësh të xhironte “Zërin e Fantozzit”, të Mario Sesti, me producent Daniele Liburdi dhe Massimo Mescia.

“Kujtoj Paolo Villaggio. Talent komik i jashtëzakonshëm”,  shkruan kryeministri italian Paolo Gentiloni në Twitter.

I lindur në 30 dhjetor të 1932 Paolo Villagio ishte aktor televiziv dhe kinematografik në zhanrin e komedisë, si profesori Kranz dhe i ndrojturi Giandomenico Fracchia, llogaritari Ugo Fantozzi.

Pin It