Keni lodhje në verë, si ta shmangni?

Ndryshimet në temperaturë dhe dehidratimi janë faktorët kryesorë se përse ndjeheni të lodhur gjatë stinës së verës.

Luhatjet e temperaturës, e veçanërisht ato të papriturat dhe ndryshimet ekstreme si moti tejet i nxehtë, e shkaktojnë lodhjen derisa trupi të adaptohet me këtë ndryshim.

Nëse jeni mësuar me mot të ftohët dhe të freskët, atëherë ju padyshim se do të ndjeheni të lodhur derisa trupi juaj të mësohet me temperaturat e larta.

Gjithashtu dehidratimi është shkaktar tjetër i njohur i lodhjes gjatë motit të nxehtë.

Dehidratimi përfshin dhimbje të kokës, për të shmangur lodhjen e shkaktuar nga dehidratimi, sigurohuni të pini shumë lëngje,  veçanërisht ujë gjatë ditës.

Pin It