Të lodhur dhe të papërqëndruar? Epo kjo është plogështia pranverore…

Stina e pranverës shoqërohet përgjithsisht me një lloj plogështie, kanë qenë ditë  as me diell e as me shi, lodhja që në orët e para të mëngjesit dhe vështirësia në përqendrim, nga dhimbja e kokës tek një irritim i përgjithshëm.

 Janë gjendje e përbashkët, që prekin një pjesë të madhe të njerëzve. Quhet ndryshe dhe “sindromi i ndryshimit të stinës”, që vjen çdo vit me shqetësime fizike dhe psikologjike.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla sesi ta kaloni këtë situatë.

1.Kaloni kohë jashtë dhe shijoni diellin. Nëse ndiheni të lodhur, pushoni.

2.Shtoni ngjyrat në dietën tuaj. Një tryezë plot me ngjyra.

3.Bëni sporte në ajër të hapur: vetëm një shëtitje e bukur është e mjaftueshme.

4.Llastoni veten me një masazh relaksues.

5.Ngadalësoni ritmin e ditëve dhe merrni pak kohë për veten tuaj.

6.Mos harroni mjetet natyrore: provoni çajin me xhinxher.

Pin It