Studimi: Ndjenja e fajit mund t’ju shkaktojë depresion

 

 

“Ndenja e fajit qëndron në bazë të depresionit” është një prej frazave më të njohura të psikologut të famshëm Frojd. Hipoteza e tij tashmë është një fakt.

Një ekip shkencëtarësh britanikë kanë arritur të vërtetojnë shkencërisht këtë hipotezë. Një ekip neuro-psikiatrish të “Manchester University”, kanë arritur të tregojnë falë rezonancës magnetike cerebrale, që tek personat depresivë, edhe gjatë fazës së shëndetshme, truri i tyre funksionon ndryshe nga personat normal. Studimi është publikuar në ”Archives of General Psychiatry”.

Shkencëtarët kanë provuar në praktikë se si funksionon mekanizmi i “largimit” të traumave: në personat depresivë, sidomos në ata me nivel të lartë të urrejtjes ndaj vetes, dy zona të trurit, duket se funksionojnë pa u koordinuar me njëra-tjetrën. Këta janë qarku lambik, një seri strukturash nervore ku përpunohen emocionet, dhe korteksi temporar anterior i djathtë që kujton dhe analizon situatat sociale.

Sipas teorive Frojdiane, në korteksin temporal merren plagët psikologjike që një person depresiv mban larg qarkut të emocioneve. Neuro-psikiatrit anglezë kanë fotografuar zonat e përfshira në procesin konjuktiv të trurit të 25 personave me histori depresioni, duke i krahasuar me ato të 22 personave që nuk kanë pasur kurrë simptoma të këtij lloji. Në këtë mënyrë kanë përcaktuar përpunimin “jo sintonik” të dy pjesëve të trurit të pjesës më të madhe të depresivëve.

 

Pin It