Thurja me shtiza, redukton depresionin dhe dhimbjet kronike

Thurja me shtiza e redukton depresionin dhe dhimbjet kronike.

Një numër i madh i hulumtimeve kanë zbuluar se thurja me shtiza është një proces që ndikon pozitivisht në shëndetin mendor.

Thurja me shtiza në mënyrë drastike e përmirëson shëndetin mendor dhe fizik,  zvogëlon shtypjen e gjakut, ngadalëson demencën, ju shpërqendron nga dhimbja kronike,  gjithashtu e lufton depresionin dhe ankthin.

Është aktivitet social që i ndihmon njerëzit  të mposhtin izolimin dhe vetminë. Është aftësi e cila mund të praktikohet edhe atëherë kur shikimi dhe forca janë dobësuar.

Një studim i vitit 2012 nga klinika  Mayo kishte konstatuar se personat që merren me thurje me shtiza dhe lexojnë libra janë deri në 50 për qind më pak të prirur të kenë çrregullime në sistemin kognitiv.

Pin It