Studim: Kosi, ushqimi që lufton depresionin

 

 

Kosi është një prej ushqimeve me të konsumuara në jetën e përditshme nga shumica prej nesh pa dallim moshe. Përveç vlerave ushqyese të pazëvendësueshme  a e keni menduar ndonjëherë se kosi mund të trajtojë depresionin?

Studimet e fundit kanë arritur në këtë përfundim.  Kosi përmban bakterin probiotik laktobacilus.

Eksperimentet tek minjtë kanë treguar se ky ‘bakter i mirë’ ndihmon në lehtësimin e stresit, depresionit dhe tensionit në gjak.

Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore në Virxhinia kanë zbuluar se ky bakter në zorrë ul nivelet e një substance në gjak, e quajtur kynurenine, që nxit depresionin, shkruan “Daily Mail”.

Sipas shkencëtarëve, ky zbulim i ri, mund të ndihmojë në trajtimin e shëndetit mendor në mënyra natyrale, pa pasur nevojë për ilaçe toksike.

 

Pin It