Supa me kos, e shpejt dhe e shijshme

Supa është një prej gatimeve më të këshillueshme nga dietologët dhe mjekët, në sajë të vlerave ushqimore që përmban, por jo vetëm. Supa është e lehtë për t’u tretur e në të njëjtën kohë na ndihmon të marrim energjinë e kaloritë e duhura  pa pasur nevojë për një ushqim tjetër shtesë.

Për ata që duan të ushqehen shëndetshëm, por i duket e lodhshme përgatitja e një  supe, ju sjellim recetën e supës, e cila është gati në 20 minuta.

Përbërësit për 4 persona:

5 lugë kos

3 lugë miell

1 lugë salcë

3-4 thelpinj hudhra

Nenexhik

Spec i kuq pluhur

Kripë

  1. 5 lugë gjelle gjalpë

2 lugë vaj

2 filxhanë makarona supe

Përgatitja:

Në një tas hedhim kosin, nenexhikun, hudhrat dhe një lugë miell. Më pas i përziejmë dhe i lëmë mënjanë. Në tenxhere hedhim gjalpin dhe vajin. Hedhim miellin e skuqim pak dhe më pas shtojmë salcën dhe specin e kuq. Pasi i kavardisim pak i shtojmë një gotë unë të nxehtë. I përziejmë dhe shtojmë masën e përgatitur me kos. Pastaj shtojmë 4 gota me ujë dhe e lëmë të mare një valë. Kur uji të ketë vluar hedhim dy filxhanë kafeje me makarona për supë. E lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 10-15 min. Tashmë supa është gati. Ju bëftë mirë!

Pin It