Këto ushqime ua forcojnë sistemin imunitar

fruit-basket-7354-2560x1600

Ndryshimi i stinës pasohet edhe me ndryshim në ushqimet që konsumojmë. Tashmë jemi në vjeshtë dhe me uljen e temperaturave është më e lehtë për t’u sëmurur.

Për të pasur një sistem imunitar të fortë është mirë të konsumojmë:

Spinaq: Ka një përmbajtje të mirë të hekurit dhe minerale, si kalium, kalcium, fosfor, të dobishme për të mbajtur trupin në shëndet të mirë.

Vaji i peshkut: Acidet yndyrore omega 3-6-9 që gjenden tek vaji i peshkut janë të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. Çdo qelizë e trupit përdor acidet yndyrore. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë. Njerëzit që konsumojnë një drekë me peshk në javë kanë 50 për qind më pak risk për infarkt.

Brokoli: Brokoli është i mbushur me shumë vitamin dhe minerale të cilat i bëjnë ballë baktereve dhe infeksioneve. Vitaminat A,C,E e bëjnë brokolin një nga perimet më të shëndetshme.

Kos: Kosi është i mirë në çdo kohë. Përmban baktere që  kontribuojnë për të ruajtur ekuilibrin e zorrëve për një sistem imunitar të shëndetshëm.

Bajamet: Të gjitha frutat e thata janë të pasura me Omega 3 acide yndyrore. Këto substanca ndihmojë për rritjen e sistemit imunitar.

Gështenjat: Gështenjat janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, sidomos i vitaminave A, B dhe C. Ato janë të pasura me kripëra të çmuara, minerale të tilla si hekuri, kalium, natrium, kalcium, zink, bakër dhe mangan, të cilat janë bazë për mirëfunksionimin e organizmit.

Pin It