Fillojnë reshjet, më shumë se 100 banesa të përmbytura në disa rrethe të vendit

permbytje

Reshjet intensive të rëna kryesisht në orët e pasdites së djeshme kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Laçit, Kurbinit, Mirditës dhe Lezhës. Më shumë se 100 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërsa një person ndërroi jetë aksidentalisht.

Në zona të ndryshme banorët janë evakuar pjesërisht dhe disa segmente rrugore janë dëmtuar nga rrëshqitjet e dheut.

Në ndihmë të banorëve kanë shkuar strukturat e Emergjencave Civile, forca zjarrfikëse, policore, ushtarake dhe të njësive vendore.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka monitoruar situatën e krijuar duke koordinuar veprimet e forcave operacionale.

 

Pin It