Arsimi, MAS zhvillon takim me 20 mësues zviceranë

auto_5666661412920094

Ministria e Arsimit dhe Sportit zhvilloi të martën një takim me 20 mësues nga Zvicra dhe kryetarin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptare në Zvicër për të diskutuar rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit.

Pjesëmarrësit në takim shkëmbyen përvojat e tyre në sistemin arsimor të dy vendeve dhe mënyrat e përmirësimit të tyre.

Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte edhe sigurimi i mbështetjes së pales zvicerane për mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër.

“Diskutimi për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër u pa si vlerë për identitetin kombëtar dhe nga ana tjetër si vlerë e shtuar për vendin ku ata jetojnë”, shkruhet në faqen zyrtare të MAS.

Pin It