Francë: Supermarketet e kanë të ndaluar të hedhin ushqimin që nuk shitet

Supermarketet në Francë e kanë të ndaluar të hedhin ushqimin që nuk shitet.

Atje, ushqimi që nuk shitet, dhurohet për bamirësi. Para se të miratohej ky ligj, 7.1 milion tonelata ushqimi humbisnin çdo vit.

50% e shpërdorimit të ushqimit e shkaktojnë dyqanet dhe restorantet. Dyqanet dhe marketet që hedhin ushqimin e përdorshëm do të marrin dënime të rënda.

Përpos bamirësisë, një pjesë e ushqimit që nuk shitet bëhet ushqim për kafshët. Çdo vit në botë hidhen 1.3 miliardë tonelata me ushqim të përdorshëm.

Ndërsa 795 milionë njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë.

 

Pin It