Mediat amerikane raportojnë që Samsung i ka pezulluar shitjen e Galaxy Note7, pas denoncimeve mbi faktin se pajisja merr flakë.
“Mbetemi të përqëndruar që të punojmë nga afër me autoritetet për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj situate”, thekson Samsung.
Pak javë pas hedhjes në treg të Note 7, kompania ishte e detyruar të tërhiqte nga tregu 2.5 milionë telefona pasi ekzistonte rrisku i shpërthimit të baterisë.
Nga ana tjetër Samsung ka rënë ndjeshëm në bursë duke humbur deri në 5% të vlerës.