Durim Klaiqi, shqiptari i parë i punësuar në kompaninë Samsung

Durim Klaiqi është student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT. Ai është shqiptari i parë që është bërë pjesë e stafit të kompanisë së njohur SAMSUNG, në pozitën si Theme Designer,

Ai arriti të bëhet pjesë e kësaj kompanie pasi kishte përpiluar një portfolio që jep shembuj konceptual për stilin e dizajnit dhe ajo u vlerësua pozitivisht nga ekipi i Samsung në dy pika kryesore, dizajn kualitativ dhe një trajtë unike të dizajnit.

Klaiqi është duke punuar në sektorin e kësaj kompanie, të quajtur “SamsungThemes”, i cili është një shërbim që ofron personalizimin e pajisjes Android, përmes ndërrimit të User Interface.

Samsung Themes ose Theme Store, është vendi ku shkarkohen pa pagesë ose edhe vendi ku blihen themes, wallpapers ose sete të ikonave, ku tani Klaiqi ka filluar edhe t’i publikojë dizajnimet e para.

Durim Kaiqi  tha se është i lumtur që arriti të bëhet pjesë e këtij gjiganti botëror, në të njëjtën kohë kur akoma është student i nivelit bachelor.

Pin It