Ndodh në Japoni: Na falni, treni u nis 20 sekonda më herët

Për ne tingëllon çuditshëm, por aspak për kulturën e rregullin e japonezëve . Një kompani treni japoneze i ka kërkuar falje pasagjerëve pasi një tren u nis 20 sekonda më herët.

Stafi i kompanisë, në një deklaratë kërkoi falje për nisjen e parakohshme të linjës Tsukuba Express shkruajti: “Ne sinqerisht kërkojmë falje për shqetësimet e shkaktuara. Ekuipazhi nuk e ka kontrolluar kohën e nisjes dhe gjithçka ndodhi më shpejt.”

Shërbimet e vonuara janë një ndër shqetësimet më të mëdha të udhëtarëve në botë, por ata të Tokios shqetësohen për të kundërtën.

Japonia është e njohur për shpejtësinë, efikasitetin dhe përpikërinë e shërbimit të tij të trenave dhe kompania është siguruar që ekipi të bëjë trajnim shtesë që një gabim i tillë të mos përsëritet më.

Pin It