Ja pse janë produktiv japonezët, lejohen të flenë në punë

Japonezët e kanë të lejuar të flenë në punë. Sipas tyre një sy gjumë në orar të punës rrit produktivitetin tuaj.

Hulumtuesit testuan punëtorët të cilët dremitën në punë për 30 minuta. Ata zbuluan se efektet e gjumit të shkurtër kanë disa dobi të ngjashme si gjumi i natës.

Një sy gjumë prej 20-30 minuta mund të ndihmojë memorien tuaj. Rezultatet treguan se gjumi në punë përmirëson kreativitetin dhe procesin e të menduarit.

Gjumi i ditës rrit vigjilencën dhe gjallërinë tuaj gjatë punës, por nëse flini më shumë se 20 minuta ju mund të zgjoheni të turbulluar.

Pin It