Qyteti në Holandë, i pari që do të ndërtojë shtëpitë me printer 3D

Një qytet në Holandë pritet të jetë vendi i parë në botë, që do të ndërtojë shtëpitë me printer 3D për të zvogëluar koston. Më i vogli nga pesë shtëpitë e para që do të jepen me qira në Eindhoven, tashmë ka fituar vëmendjen e 20 familjeve të interesuara. Projekti është i njohur me emrin “Milestone” dhe u krijua nga firma e ndërtimit Van Wijnen për të ofruar një zgjidhje për mungesën e muratorëve të kualifikuar në vend.

Shtëpia e parë pritet të përfundojë në 2019 dhe do të jetë një shtëpi njëkatëshe me tre dhoma gjumi. Kjo do të pasohet nga katër shtëpi të tjera në Meerhoven, një rajon i ri i Eindhovenit që ndodhet në perëndim të qendrës së qytetit, pranë aeroportit. “Unë mendoj se shumë shpejt rreth 5% e shtëpive do të bëhen duke përdorur një printer 3D. Në Holandë kemi mungesë të muratorëve dhe njerëzve që punojnë në ndërtim dhe kështu që printeri 3D ofron një zgjidhje për këtë.

Kjo metodë është më e lirë se sa metodat tradicionale, tha menaxheri i firmës Rudy van Gurp.

Kjo nuk është hera e parë që përdoret në ndërtim printeri 3D pasi në vitin 2017, Ekipi i Universitetit të Teknologjisë Eindhoven, i udhëhequr nga Theo Salet, ndërtuan urën e parë prej betoni me printer 3D.

Pin It