Stërvitet edhe trupi edhe truri, ja sesi

Përgjithësisht flasim që stërvitja i bën mirë fizikut të njeriut, por po kaq e rëndësishme sa trupi është edhe stërvitja e trurit. Kjo i mundëson trurit relaks, zhvillim,  si dhe mësimin e gjërave të reja.

Më poshtë keni disa këshilla sesi ta stërvisni trurin tuaj :

  1. Në kohën tuaj të lirë në vend të televizorit zgjidhni të lexoni një libër. Kjo zhvillon imagjinatën tuaj.
  2. Luani lojëra me kompjuter. Këto lojëra zhvillojnë taktikat dhe strategjitë e të menduarit.
  3. Niseni ditën me një gotë ujë. Kjo ndikon në rritjen e ritmit në punën tuaj.
  4. Shihni filmat në gjuhën e tyre, pa përkthim. Kjo ndihmon në njohjen e gjuhëve të tjera dhe rritjen e fleksibilitetit.
  5. Nëse jeni në punë, bëni një pushim dhe pini një çaj jeshil. Ai ju ndihmon që të rrisni përqendrimin.
  6. Mundësoni vetes një dremitje gjatë ditës. Ju ndihmon të jeni të vëmendshëm dhe të përqendruar.
  7. Bëni ecje në ajër të pastër. Rrit produktivitetin.
  8. Merrni pjesë në debate dhe diskutime. Kështu do të bëheni argumentues i zoti.
  9. . Hidhini në letër mendimet tuaja, në këtë mënyrë do të rrisni kreativitetin e trurit tuaj.
Pin It