Njerëzit që meditojnë rregullisht, e kanë trurin 7 vjet më të ri. Ky studim është kryer nga ekspertët nga Spitali Universitar Jena në Gjermani.
Sipas gjetjeve, kombinimi mes përqendrimit intensiv dhe relaksimit, mund të ndikojë në krijimin e qelizave të reja të trurit.
Pa marrë parasysh inteligjencën e personit që mediton, parandalimi i tkurrjes së trurit, ndikon në Alzhaimer dhe në sëmundje tjera që e kaplojnë kujtesën.
Shkencëtarët kanë skanuar trurin e 100 personave, gjysma prej të cilëve bëjnë meditim të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë bëjnë kurrë.
Në përgjithësi, tek ata që nuk kanë medituar, mosha aktuale dhe gjendja e trurit kanë qenë të njëjta, për shembull nëse dikush ka qenë 57-vjeçar, e ka pasur edhe trurin në të njëjtën moshë.
Ndërsa, truri i atyre që kanë medituar, ka qenë shumë më i ri. Personat me nga 50-vjet, kanë pasur tru që i përket trupit të një 43-vjeçari.