Vendoset themelimi i qendrës kulturore të Kinës në Shqipëri

Qeveria Shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për themelimin e Qendrës Kulturore të Kinës në Shqipëri.

Kështu me propozim të ministres së Kulturës, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, është miratuar në parim marrëveshja ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë, për themelimin e Qendrës Kulturore të Kinës në Shqipëri.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Pin It