Ramazani, muaj i shenjtë i mbushur me kulturë, besim dhe histori

Ramazani është shumë më tepër se një periudhë agjërimi:është një muaj i shenjtë i mbushur me kulturë, besim dhe histori. Në të gjithë globin, myslimanët e përjetojnë këtë kohë duke festuar në forma  unike për rajonin e tyre, tradita të cilat kalojnë nëpër breza. Këtu janë disa prej traditave më aktuale nga e gjithë bota.

Indonezi

Në Indonezi, myslimanët kryejnë rituale të ndryshme në lidhje me  ‘pastrimin’ e tyre në ditën e parë të  Ramazanit. Disa vende që ndodhen pranë qendrës së ishullit Java mbartin një traditë pastrimi të quajtur padusan (që do të thotë ‘të lahet’ në dialektin e Javanes). Sipas kësaj tradite myslimanët Javanezë duhet të zhyten në burime, duke i njomur trupat e tyre nga koka deri te këmbët.

Padusan është një gershetim i  fesë dhe kulturës në Indonezi. Burimet  mbajnë një rëndësi të thellë për nga ana shpirtërore në kulturën e Javas kështu që janë bërë pjesë e pastrimit për muajin e shenjtë. Kjo praktikë besohet të jetë përhapur nga Wali Songo, një grup klerikësh që ishin misionarët e parë ne lidhje me  komunikimin e mësimeve islame në Java. Vite më parë, ishte praktikë e zakonshme për pleqtë dhe udhëheqësit fetarë që të merrnin dhe caktonin burime për padusan. Në ditët e sotme nuk praktikohet më kjo metodë. Tashmë gjithësecili shkon në liqenet dhe pishinat e afërta, ose pastrohet në shtëpitë e tij.

Liban

Në shumë vende të Lindjes se Mesme, topat janë gjuajtur çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit për të sinjalizuar fundin e ditës se  agjërimit. Kjo traditë, e njohur si Midf  Al Iftar, thuhet se ka filluar në Egjipt mbi 200 vjet më parë, kur vendi u qeveris nga sundimtari osman Khosh Qadam. Gjatë testimit të një topi të ri në perëndim të diellit, Qadam aksidentalisht qëlloi atë, dhe u vu re që zhurma e tij bëri të kumbonte i gjithë Kajro. Kjo bëri që shumë civilë të supozojnë se kjo ishte një mënyrë e re për të sinjalizuar fundin e agjërimit. Shumë e falënderuan atë për inovacionin e tij dhe vajza e tij, Haja Fatma, i kërkoi atij që ta kthente këtë në një traditë.

Më pas kjo traditë u praktikua edhe në Liban, ku topat u përdorën nga osmanët për të shënuar çeljen e  iftarit në të gjithë vendin. Tradita rrezikoi të humbase në vitin 1983, pas një pushtimi që çoi në konfiskimin e disa topave. Megjithatë, ajo u ringjall nga ushtria libaneze pas luftës dhe vazhdon edhe sot, duke sjellë njerëzit së bashku dhe duke zgjuar nostalgji në mesin e brezave më të vjetër të cilët mund të kujtojnë Ramazanet e fëmijërisë së tyre.

Emiratet e Bashkuara Arabe

Tradita e Haq Al Laila zhvillohet në ditën e 15-të Sha’banit, një muaji para Ramazanit. E përhapur në shumë vende në të gjithë Gadishullin, kjo traditë përfshin fëmijët që bredhin në lagjet e tyre të veshur me veshje me ngjyra të ndezura, duke mbledhur ëmbëlsirat dhe arra në çanta apo trasta të njohura si Kharyta, e duke kënduar këngë tradicionale të zonës. ‘Na jepni dhe Allahu do t’ju shpërblejë dhe do t’ju ndihmojë të vizitoni Shtëpinë e Allahut në Mekke’, thonë fëmijët ndërkohë që mbledhin karamelet e tyre.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, ky festim konsiderohet si tipik e unik për identitetin kombëtar të Emirateve. Në shoqërinë moderne të sotme, e cila shpesh thuhet se është më e izoluar dhe individualiste, kjo festë ofron kthim në kohë më të thjeshta dhe thekson rëndësinë e lidhjeve të forta shoqërore dhe vlerave familjare.

Pakistan

Shikimi i hënës së re shënon fundin e Ramazanit dhe fillimin e Eid-ul-Fitr, kështu fillojnë festimet e Chaand Raat në Pakistan. Pas iftarit të tyre përfundimtar, grupet e grave dhe vajzave grumbullohen në pazaret vendase për të blerë dhurata e për të pikturuar duart dhe këmbët me vizatimet e mrekullueshme të kënasë.

Gjatë kësaj dite sipas traditës, tregtarët dekorojnë dyqanet e tyre dhe i mbajnë ato të hapur deri në orët e para të mëngjesit. Gratë e talentuara vendase hapin çadrat e tyre ku praktikojnë artin e pikturimit të kënasë, pranë dyqaneve të bizhuterive, në këtë mënyrë ato mund të tërheqin klientët. Atmosfera në tregjet e mbushur me njerëz në Chaand Raat është shpirti i gjallë dhe i lumtur i komunitetit, i cili është në pritje të Bajramit të nesërmen.

Marok

Gjatë Ramazanit, lagjet e Marokut vizitohen nga nafari- një fshatar i cili vesh veshjen tradicionale e cila perfshin  një gandore, pantofla dhe një kapele, kjo shënon fillimin e agimit me melodinë e tij. Përzgjedhur nga banorët e qytetit për ndershmërinë dhe ndjeshmërinë e tij, nafari ecën nëpër rrugë ndërsa i fryn një briri për t’i zgjuar për  njerezit për syfyr.

Kjo traditë, e cila u përhap në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në Marok, daton në shekullin e shtatë, kur një shok i Profetit Muhammed (s.a.s) shëtiste rrugët e qytetit në agim duke kënduar lutje melodioze. Kur muzika e nafarit degjohet nëpër qytet, ajo shoqërohet me mirënjohje dhe falënderime dhe kompensohet zyrtarisht nga bashkësia në natën e fundit të Ramazanit.

Afrika e Jugut

Fundi i Ramazanit nënkuptohet me shikimin e gjysmës së parë të hënës. Megjithëse kjo praktikohet në të gjithë botën, veçantia e kësaj tradite në Afrikën e Jugut ilustrohet nga “shikuesit” e vendit (Afrikaans për ‘watchers’).

Në krye të pjesëve më piktoreske të qytetit të Cape Town-it, të ashtuquajturit Qyteti Nënë të Afrikës së Jugut- “shikuesit” e vendit kërkojnë hënën e re. Duke qëndruar përgjatë bregut në shëtitoren e detit, në Gjirin Anchor Bay ose në majë të kodrës Signal Hill, është e mundur që ta informojnë komunitetin mysliman se Eid-ul-Fitr ka afruar. Hëna duhet të jetë e dukshme nga syri, dhe në një natë të kthjellët në Cape Town, nuk ka pamje më dashamirëse!

Turqi

Që prej periudhës së Perandorisë Osmane, ata që agjëruan gjatë Ramazanit janë zgjuar me zhurmën e një daulljeje në syfyr. Megjithë me kalimin e kohës (dhe sidomos shpikjen e orëve të alarmit), më shumë se 2000 daullexhinj ende bredhin rrugët e Turqisë, duke bashkuar keshtu  komunitetin vendas gjatë muajit të shenjtë.

Daullexhinjtë janë të stolisur me kostum tradicional osman, duke përfshirë një fes(qeleshe e kuqe) dhe jelek që të dyja zbukurohen me motive tradicionale. Ndërsa shëtisin  me biçikletën e tyre tradicionale turke, tingujve të Ramazanit i shtohet  bujaria e banorëve  vendas të cilet u japin atyre bakshish ose edhe i ftojnë për të ngrënë sëbashku syfyr.

Egjipt

Çdo vit, populli i Egjiptit mirëpret Ramazanin me fenerë të mbushur me gjallëri që simbolizojnë unitetin dhe gëzimin gjatë gjithë muajit të shenjtë. Edhe pse kjo traditë është më shume kulturore sesa fetare, ajo është e lidhur me muajin e shenjtë të Ramazanit dhe kjo ka një rëndësi të madhe nga ana shpirtërore.

Tregimet në lidhje me prejardhjen e saj ndryshojnë, por një burim i besueshëm thotë se ajo daton gjatë sundimit të dinastisë Fatimide, kur egjiptianët përshëndetën Kalifin Al-Mu’iz-i-Dini Allahu teksa arriti në Kajro në ditën e parë të Ramazanit. Për të siguruar një hyrje të ndriçuar për imamin, zyrtarët ushtarake urdhëruan banorët vendas të mbanin qirinj në rrugët e errëta, duke i strehuar ata në korniza druri për të mos lejuar që ata të dilnin jashtë. Me kalimin e kohës, këto struktura druri u shfaqën në fenerë të modeluar dhe tani shfaqen në të gjithë vendin, duke përhapur dritë gjatë muajit të shenjtë.

Sot, fanët janë shpesh të përfshirë në tradita të tjera vendase. Për shembull, gjatë muajit të shenjtë, fëmijët ecin nëpër rrugë me fenerë, duke kënduar me gëzim e duke kërkuar dhurata dhe ëmbëlsira.

Irak

Në orët e para të natës, gjeneratat e ndryshme të njerëzve në të gjithë Irakun mblidhen së bashku për të luajtur  një lojë tradicionale që quhet mheibe. Kryesisht luhet nga meshkujt gjatë Ramazanit dhe kjo lojë përfshin dy grupe prej rreth 40 deri 250 lojtarësh, të cilët kthehen të gjithë për të fshehur një mihbë ose unazë. Loja e  mheibes fillon me udhëheqësin e ekipit që mbajnë unazën. Ai i fsheh duart e tij në një batanije. Anëtarët e tjerë duhet të ulen me grushtat e tyre të shtrënguar në prehër, ndersa udhëheqësi ia kalon secilit fshehtësisht unazën. Në një shkëmbim të tensionuar, kundërshtarët e tyre duhet të përcaktojnë se cili midis dhjetëra njerëzve mban të fshehur unazën.

Edhe pse origjina e saktë e lojës është e panjohur, ajo ka vlerë të madhe  kulturore dhe historike. Dekada më parë, qeveria irakiane organizonte lojëra të gjera në komunitet, duke pritur qindra pjesëmarrës dhe duke sjellë së bashku vendasit nga mbarë vendi. Megjithëse kjo praktikë e sponsorizuar nga shteti u ndërpre gjatë luftës dhe rrezikonte te zhdukej, mheibët kanë bërë një kthim në vitet e fundit, pasi anëtarët e komunitetit  vazhdojnë të vendosin në rang të parë traditën.

Indi

Seheriwalas ose zohridaars e Delhit janë pjesë e një tradite myslimane që i ka mbijetuar testit të kohës dhe përfaqëson kulturën dhe trashëgiminë e vjetër të Mughalit. Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, seheriwalët ecin nëpër rrugët e qytetit në orët e para të mëngjesit, duke thënë emrin e Allahut dhe Profetit, e cila shërben si thirrje zgjimi për muslimanët për syfyr. Kjo praktikë shekullore vazhdon ende në disa pjesë të Delhit të Vjetër, veçanërisht në ato lagje me një popullsi të lartë muslimane.

Ata fillojnë të këndojnë nga ora 2.30 dhe shpesh mbajnë shkopinj ose kavanoza për të trokitur në dyert dhe muret e shtëpive. Për shumicën e seheriwalas, tradita është kaluar ndermjet gjeneratave në familje. Megjithëse numri i tyre po pakësohet, praktika është ende e përhapur në Delhin e Vjetër.

Përktheu: Fatjona Gyler

 

 

 

Pin It