Çudira në Kinë, 20 binjakë në një klasë

 

Të dallosh dy binjakë në një klasë është e vështirë, por bëhet akoma më e vështirë të dallosh 20 binjakë nga njëri-tjetri.

Mësuesja Ksu Fei punon në një shkollë në qytetin Vuhan dhe është shprehur se ndonjëherë ka konfuzione të dallojë nxënesit për shkak të ngjashmerisë së madhe me njëri-tjetrin dhe numrit të madh të binjakëve në klasë.

“Eshtë shumë e veshtirë te dallohen, të gjithë kanë uniforma të njejta. Eshtë e vështirë të di cilit i drejtohem kur shtroj pyetje apo kur i tërheq vërejtjen nëse ndonjëri prej tyre flet në klasë”, ka deklaruar mesuesja njoftojne mediat nga Kina.

Drejtoria e kësaj shkolle ka shprehur se nuk bëhet fjalë për numrin anormal të binjakëve në rajon dhe se rastesia i ka bashkuar në një klasë.

 

Pin It