Në godinën e Google në Gjermani, puna bëhet me kënaqësi…

Google mendon vazhdimisht për t’u krijuar ambiente sa më komode dhe çlodhëse punonjësve të tyre.

 Kjo duket qartë edhe në projektin që është duke përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjithçka është vërtetë fantastike.

Megjithatë, nuk mbeten pas as ambientet e Google, në Gjermani, që janë hapur prej vitit 2001 dhe në to punojnë rreth 500 punonjës. Bëhet fjalë për një godinë 5-katëshe në Gänsemarkt, qytetin e vjetër të Hamburgut.

Çdo kat ka arkitekturë të ndryshme nga të tjerët, ndërsa kati i 5-të i është përkushtuar sportit, pasi ka një fushë golfi, një ping-pongu dhe një palestër të madhe dhe të kompletuar.

Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri ambientin në të cilin punojnë stafi i njërës prej kompanive më inovative në botë.

Pin It