Katërfishohet tregu i shitjeve dhe blerjeve të bizneseve në Shqipëri

Në raportin e fundit të publikuar nga firma ligjore CMS në bashkëpunim me agjencinë e hulumtimit të tregut EMIS, del në pah se Shqipëria kryeson Evropën Juglindore në tregun e shit-blerjeve duke ju referuar të dhënave të vitit që lamë pas.

Ky raport i fokusuar kryesisht në 15 tregje në zhvillim si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina, ofron statistika të marrëveshjeve (blerje ose shkrirje kompanish të fushave të ndryshme).

Për vitin që lamë pas (2018) në vendin tonë numërohen gjithsej 20 marrëveshje shit-blerjesh që vijnë nga biznese të ndryshme si ato të financës dhe sigurimeve, pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit, edukimit, shitjeve me pakicë, energjisë, medias, shërbimeve të ndryshme etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Po sipas këtij raporti 5 marrëveshjet kryesore të shitjeve dhe blerjeve të bizneseve për vitin 2018 në Shqipëri vijojnë si më poshtë:

  1. Shitja e Societe Generale Albania
  2. Shitja e Tirana Bank,
  3. Shitja e spitalit Hygeia
  4. Shitja e NBG Bank Albania
  5. Shitja e Universitetit Neë York Tirana.
Pin It