Shtyhet deri në fund të vitit vlefshmëria e kartave të identitetit

Gjatë inspektimit më të fundit të zhvilluar në zyrat e reja të Gjendjes Civile në Rrugën “Bardhyl”, Ministri i Brendshëm, z. Sandër Lleshaj, sëbashku me kreun e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, bënë të ditur se kartat e identitetit do të jenë të vlefshme deri në fund të këtij viti.

Në fjalën e tij z. Leshaj u shpreh se afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit që skadonjë këtë vit është vendosur të zgjatet deri më 31 dhjetor 2019.

“Është rezultat i një pune intensive që është bërë ditët e fundit, për të rritur kapacitetet e prodhimit për kartat e identitetit edhe në prag të zgjedhjeve, por edhe për të përballuar fluksin e madh i cili lidhet me skadimin e një numri shumë të madh kartash, të cilat janë prodhuar pothuajse në të njëjtën kohë në vitin 2009. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme kanë ndërmarrë masa për të zgjeruar kapacitetet dhe për të përmirësuar kushtet e aplikimit” – tha ai.

Po ashtu ai bëri të ditur se zyrat e gjendjes civile pranë njësive administrative përkatëse do të ofrojnë shërbime të caktuara edhe gjatë fundjavave. Sipas tij, ky model do të aplikohet jo vetëm në kryeqytet por edhe në rrethe të tjera të vendit.

 

 

Pin It