Nejmar, plot 10 javë jashtë fushave

Klubi Parizien (PSG) bëri të ditur sot në formë zyrtare gjendjen e yllit brazilian. Dëmtimi që mori Nejmar gjatë përballjes ndaj Strasburgut në kupën e Francës kërkon ndërhyrje kirurgjikale dhe do ta mbajë atë të paktën 10 javë jashtë formacionit të Thomas Tuchel.

Nga ekzaminimi bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim të një viti më parë, dëmtim ky i cili rrezikon ti mbyllë sezonin para kohë sulmuesit të PSG-së.

Edhe pse trajtimet mjekësore ndaj tij kanë filluar, Nejmar pritet ti humbasë të dyja përballjet në Champions kundër Manchester United dhe pjesëmarrjen me kombëtaren Braziliane në Kupën e Amerikës.

Pin It