6 veprimet që dëmtojnë veshkat

Veshkat janë organet të cilat transplantohen me shumë se çdo organ tjetër. Veshkat janë organe që dëmtohen më shpesh nga njerëzit. Në shumicën e rasteve ky dëm shkaktohet nga pakujdesia ose neglizhenca jonë.

Veshkat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Gjithashtu ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Ato i ngjajnë një rrjete që filtron gjithçka dhe pengon hyrjen e elementeve toksike në organizëm, por kjo rrjetë mund të shpërbëhet dhe të humbasë vetitë e saj mbrojtëse si pasojë e veprimeve të dëmshme. Më poshtë do ju listojmë 6 prej tyre:

  1. Nuk pini ujë mjaftueshëm:Një ndër faktorët e përditshëm që çon në dëmtimin e veshkave është mos pirja e rregullt e ujit. Uji është shumë i rëndësishëm pasi hidraton, detoksifikon dhe eleminon toksinat e ndryshme nga gjaku. Dehidratimi rrit rrezikun e infeksioneve dhe mund të krijojë gurë në veshka.
  2. Hani shumë kripë:Konsumi i tepruar i kripës dëmton veshkat dhe sistemin kardiovaskular. Ngrënia e ushqimeve shumë të kripura rrit tensionin e lartë të gjakut dhe pengon eleminin e toksionave nëpërmjet urinës. Zëvendësoni kripën e jodizuar me kripë deti, kripë Epsom dhe kripë Himalajesh.
  3. Pini shumë alkool:Alkooli jo vetëm që dëmton mëlçinë, por ndikon drejtpërdrejt edhe në shëndetin e veshkave.
  4. Hani shumë mish të kuq:Mishi i kuq përmban shumë vlera ushqyese, por nëse e teproni me ngrënien e tij rrezikoni të krijoni probleme me shëndetin e veshkave. Mishi i kuq përmban nivele të larta purinë, një proteinë që sekreton yndyrën në veshka dhe e bën më të vështirë heqjen e toksinave.
  5. Mbajtja e urinës:Të gjithëve na ndodh të kemi nevojë të shkojmë në tualet në mesin e një takimi të rëndësishëm ose ceremonie të caktuar, por e mbajmë veten pasi nuk duam të bëjmë figurë të keqe. Mbajtja e urinës duket e parrezikshme në fillim, por mund të çojë në inflamacion të veshkave pasi rrit presionin në traktin urinar tuaj dhe ndikon në të dy veshkat dhe fshikëz.
  6. Abuzoni me qetësuesit:Përdorimi i tepruar i qetësuesve mund të sjellë komplikime dhe efekte anësore në organizëm. Komponimet kimike të tyre shpesh shkaktojnë probleme të veshkave dhe mëlçisë.

 

Pin It