Refuzon 1 milion euro, Cavani: Penalltitë i gjuaj unë

Paris Saint- Germain nuk po i gjen dot ende një zgjidhje çështjes së gjuajtësit të penalltive, debat që lindi mes Cavanit dhe Neymarit gjatë ndeshjes së kampionatit francez kundër Lyonit.

Drejtuesit e klubit francez prej ditësh janë futur në negociata me sulmuesin uruguaian, madje i kanë ofruar atij edhe një milion euro, vetëm që të lejojë brazilianin të jetë goditësi i parë i penalltive.

Por sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “El Pais”, Cavani e ka refuzuar këtë ofertë duke këmbëngulur që të vazhdojë të jetë ai gjuajtësi i parë i penalltive, njësoj siç ishte vendosur përpara se Neymar të transferohej në skuadër.

Të njëjtat burime të kësaj gazete raportojnë se numri një i klubit, Nasser Al-Khelaifi, i ka kërkuar më pas Neymarit që të jetë më i qetë dhe ta lërë Cavanin t’i ekzekutojë penalltitë për t’u bërë golashënuesi më i mirë.

Pin It