Paralajmëron Klosit: Pas 1 Qershorit bizneset nuk duhet t’i derdhin më ujëra të zeza në det

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka caktuar datën 1 qershor si të fundit për bizneset që derdhin ujërat e zeza në det. Nëse pas datës 1 Qershor ndodh sërish ky fenomen nuk do të ketë më asnjë tolerim.

“Bizneset deri në 1 qershor kanë afat. Në 1 qershor nëse nuk respekton ligjin e ujërave të zeza, s’ka asnjë tolerim. Kjo e gjitha bëhet për një sezon turistik të pastër. Nuk mund të hidhen mbeturinat kudo.” Paralajmërumi i ministrit u bë gjatë fjalës në Edicionin e 2-të të “Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018” në Expocity Albania me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik.

Ndërsa edhe kryeministri ka përsëritur të njëjtën gjë me vendosmëri: Do të ndëshkojmë bizneset që derdhin ujërat e zeza në det. Duhet të marrin masa, që mbetjet e tyre të mos kthehen në një kosto për imazhin e vendit. Duhet të jenë të gjithë të vetëdijshëm, se kush nuk respekton këto kushte do të rrezikojë të ardhurat e pritshme nga sezoni turistik.

Pin It