Nis udhëtimi turistik i lumenjve të Ballkanit

Udhëtimi Turistik i Lumenjve të Ballkanit edhe këtë vit ka mision të njëjtë; të sensibilizoj opinionin publik në mbrojtje dhe promovimin turistik të lumenjve dhe të rrjedhës së lirë të ujërave.

Ky aktivitet ka dhe si qëllim të tregojë potencialin e turizmit dhe rëndësinë biologjike të këtyre lumenjve dhe ekosistemeve.

Këtë vit do të ketë një qasje ndryshe të këtij aktiviteti.

Në vend të lundrimit të sa më shumë lumenjve në zonën e Ballkanit, aktiviteti do të përqëndrohet  në lundrimin dhe peshkimin e dy lumenjve nga burimi i tyre deri në derdhjen në det. Do të jetë lumi Soça në Slloveni dhe Itali si dhe Moraça në Itali.

Ekspedita ka nisur me lumin Soça dhe po vazhdon me Alpet  Dinarike (6 Prill – 23 Prill),për tu mbyllur me Lumin Moraça, pas tij  Liqeni i Shkodrës dhe përfundon  me  Lumi Bojana më  1 Maj.

Burimi: Agjensia Telegrafike Shqiptare

Pin It