Shqipëria dhe Kina nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujërave. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Burimeve Ujore të Republikës Popullore të Kinës, Chen Lei, dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti.
Marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimit në fushat e vaditjes, kullimit dhe parandalimit të përmbytjeve.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta e cilësoi përvojën e Kinës në fushën e bujqësisë dhe administrimit të ujërave si shumë të dobishme për Shqipërinë.
Nga ana tjetër ministri kinez, Chen Lei, theksoi se Shqipëria është një vend me burime të pasura ujore dhe me potencial të lartë zhvillimi. Panariti ftoi homologun e tij të dërgojë në Shqipëri një grup ekspertësh për të vlerësuar situatën në vend.