Ilaçi juaj mund të jetë një thelb hudhre, ja vlerat e saj

 

hudhra

Hudhra është një ndër perimet që ka vlera të shumta në organizmin tonë. Ajo është më shumë se një perim, është një ilaç që është përdorur që në lashtësi si një ilaç që kuron disa sëmundje.

Mënyra më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat ushqyese nga hudhra është ta konsumoni atë të pagatuar.

Përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në SHBA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelpinj hudhre, u pa se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 për qind.

Konsumimi i hudhrës parandalon sëmundjet koronare të zemrës dhe ataket kardiake, parandalon zhvillimin e arteriosklerozës, lufton ftohjen, gripin, temperaturën e lartë, infeksionet  dhe forcon imunitetin.

Hudhra mund të kombinohet edhe me qepë dhe xhenxhefil dhe shërben si një largues toksinash pas kimioterapisë. Është shumë i dobishëm edhe për forcimin e sistemit imunitar. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, derisa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë, deri në shfaqjen e rezultateve pozitive.

Një tjetër studim ka treguar se njerëzit që hanë hudhër çdo ditë mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë holandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s’e konsumojnë këtë produkt. Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë, ashtu edhe të thatë. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar e dëmton shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë.

 

Pin It