Vetitë dhe përdorimet e ujërave termale

Ujërat termale ndodhen thellë nën tokë. Ato arrijnë në më shumë se 13 kilometra thellësi. Këto ujëra kanë veti shëruese dhe janë njohur që nga kohët më të lashta për këtë veçanti të tyre kuruese.

Ujërat termale janë të pasura me elementë kimikë si kalciumi, magnezi, natriumi, kaliumi, alumini, flori, bromi, jodi dhe gaz sulfuror.

Pikërisht kjo pasuri që mbartin këto ujëra i japin dhe vlerën kurative për personat që vuajnë nga reumatizma, problemeve me frymëmarrjen, problemeve me tretjen, tonifikon dhe çlodh muskujt dhe është një qetësues ideal për sistemin nervor.

Në vitet e fundit është përdorur edhe në dermatologji,  në shërimin e ekzemave të ndryshme, dermatitit atopik, psoriazës, në trajtimin e plagëve dhe djegieve. Duke bërë banjo termale apo baltoterapi (trajtim me baltë termale), trupi përthith të gjithë mineralet dhe i depoziton në lëkurë, duke nxitur në këtë mënyrë edhe aktivitetin e metabolizmit.

Kura duhet te zgjasë 7-14 ditë që të japë efektet e dëshiruara, ndërsa balto terapia me pak, 4-7 ditë. Personat që vuajnë nga zemra nuk këshillohet të bëjnë këtë trajtim./ATA/

Pin It