UT – studentëve: Regjistrohuni sot ose humbisni degën e preferuar

student

Universiteti i Tiranës publikon emrat e studentëve që duhet të kryejnë regjistrimin ditën e sotme. Sipas Ministrisë së Arsimit kush nuk regjistrohet në degën që ka fituar, atëherë nuk mund të fitojë përsëri të njëjtën degë.

Aktualisht janë rreth 4 mijëe kuota të lira në total në degë të ndryshme, të cilat do të plotësohen duke hequr nga lista fituesit që nuk regjistrohen. Vetëm në Universitetin e Tiranës janë rreth 2 mijë kuota të lira.

Nesër (21 tetor) përfundon edhe mundësia e tretë për kuotat e lira dhe ata maturantë që nuk regjistrohen hiqen nga listat, për t’ju lënë vendin kandidatëve që nuk kanë fituar. Kjo procedurë do të vijojë deri në datën 27 tetor, kur pritet të plotësohen të gjitha kuotat e lira.

Pin It