Ushqimet që duhet dhe s’duhet të hani në zyrë

Orët e punës shoqërohen shpesh herë edhe nga disa minivakte. Ndër ushqimet që hamë duhet të dallojme ato që duhen dhe ato që nuk bëjnë mirë.

Nutricionistja Susie Burrell thotë se femrat që hanë mesvakte në punë konsumojnë 100 mijë kalori më shumë çdo vit.

Por si duhet ta shmangim?

Kafe me qumësht- Të gjithë ne konsumojmë disa kafe me qumësht, apo kapuçino në ditë, dhe këto nuk mungojnë as gjatë orarit të punës. Por ndryshe nga kafja e zezë apo çaji, kjo lloj kafeje me qumësht shton edhe 80-100 kalori më shumë.

Biskotat- Dhe biskota më e thjeshtë mund të mbajë deri në 100 kalori për 3-4 gram. Krijoni një rregull për të mos i ngrënë në punë. “Biskotat, fatkeqësisht, mund të shtojnë 300-400 kalori në ditë”, thotë Susie.

Jo fruta të thata dhe arra- Dhe pse ato janë të shëndetshme, Susie thotë se bëjnë të kundërtën nëse konsumoni gjithë pakon në punë, dhe bëhet fjalë për shtimin në peshë. Ajo rekomandon fokusin tek frutat e freskëta, dhe vetëm një racion të vogël në ditë me fruta të thata apo arra.

Ushqimet e shëndetshme që duhet të konsumoni

Çaji i gjelbër- të mirat e çajit të gjelbër nuk janë të panjohura për ne. I pasur me antioksidantë, është dëshmuar të jetë i dobishëm kundër një numër sëmundjesh përfshirë kancerin, problemet kardiake, diabetin dhe çrregullimet dentare, por po ashtu ndihmon në rritjen e imunitetit dhe luftimin e stresit me anë të ftohjes së nervave dhe qelizave nervore. Rrit shkallën e metabolizmit dhe kështu ndihmon në humbjen e peshës. Besohet po ashtu se përmirëson shëndetin e lëkurës. Më i mirë sesa çaji i zakonshëm, ky mundet lehtësisht të mbahet në dispozicion në vendin tuaj të punës. Ju mund t’i ruani qeskat e çajit të gjelbër në sirtarin tuaj. E kur të doni t’i ndieni disa gllënjka të çajit të gjelbër, vetëm vëreni një qeskë në një filxhan me ujë të nxehtë.

Frutat- Këto super-ushqime vijnë me të gjitha të mirat e antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve. Frutat janë freskuese dhe përtëritëse dhe ju nuk mund të gjeni një mes-shujtë më të mirë, veçanërisht nëse gjithmonë punoni nën presion. Frutat janë rifreskues të aty për atyshëm dhe shkatërrues të stresit. Prezenca e fibrave tretëse dhe jo tretëse kompleton arsyen për të cilën ato duhet të merren.

Çokollata e zezë: Edhe pse çokollatat konsiderohen të jenë mëkatare, çokollata e zezë ka disa dobi më tepër sesa çokollatat nga qumështi dhe janë të mira nëse hahen kohë pas kohe. Çokollata e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rregullon shtypjen e lartë të gjakut. Trajtojnë depresionin dhe është e mirë kundër stresit falë përbërësve të sasj antioksidues.

Pin It