Kosi, mesvakti që përmban sheqer më shumë seç e mendoni

Kosi është një mesvakt i shëndetshëm që fuqizon sistemin imunitar, forcon kockat dhe ndihmon në rënien në peshë.

Studime të reja kanë zbuluar se disa produkte fshehin po aq sheqer sa akullorja. Analizimi i rreth 200 llojeve kosi të përpunuar me shije të ndryshme, afërsisht gjysma e tyre përmbajnë tre lugë çaji sheqer për 100 gram.

Dietologia Alison McAlisë thotë se kosi është i ushqyeshëm,i pasur me kalcium, por disa prej tyre përpunohen me shumë sheqer dhe krem.Ajo thotë se kosi përmban laktozë që është vetë një sheqer natyral, por shqetësim është sheqeri i shtuar.

Kosi i reduktuar në yndyrna, natyral dhe i thjeshtë është më i mirë pasi ka më pak sheqer, yndyrna të ngopura sesa varietete shijesh. Mund ta bëni vetë një kos me shije duke shtuar disa fruta të freskëta apo të ngrira, pak kanellë apo disa arra e fara të copëtuara.

Pin It