A duhet t’i konsumojmë patatet me sytha?

Patatet me sytha janë të sigurta dhe mund të konsumohen edhe pasi kanë çelur sytha, për sa kohë ato janë të forta dhe lëkura e tyre nuk duket e rrudhur apo e vyshkur. Agroweb.org shkruan se nëse patatja është e fortë, shumica e ushqyesve të saj janë akoma të paprekur.

Në momentin që një patate nis e çel sytha, atëherë amidoni apo niseshteja në patate kthehet në sheqer për të ushqyer filizin që po të rritet.

Në fillim të këtij procesi, ju do të vini re disa njolla të buta që nënkuptojnë vendndodhjen e re të sythave që priten të çelin shpejt. Mund të pastroni lëkurën e patates nga këto filiza dhe konsumojini të sigurt.

 

Pin It