Arsyet e konsumimit të frutave të thata

Frutat e thata janë të rëndësishme dhe të këshillueshme për t’u konsumuar, këtë rekomandon edhe eksperti nga Vjena, professor Dr. Hademar Bankhofer.

Disa nga arsyet e konsumimit të frutave të thata:

– Ato janë të pasura me magnez, një mineral që relakson muskujt, heq stresin dhe përmirëson gjumin, si dhe vitaminë B kompleks që forcon sistemin nervor.

– Ato janë të pasura me hekur, i cili përmirëson imunitetin, pasqyrën e gjakut dhe vitalitetin.

– Nëse konsumohen në baza ditore, personi që i konsumon do të ketë tretje më të mirë dhe qarkullim më të mirë në kokë.

– Frutat e thata më së miri është që të konsumohen në mëngjes, të priten imët dhe të përzihen me kos.

Bananet dhe mollat e thata janë më të dobishme se sa frutat e tjera, sepse ato kanë më së shumti magnez, hekur dhe vitaminë B. Nutricionistët i rekomandojmë në vend të ëmbëlsirave, veçanërisht njerëzit që janë të ekspozuar ndaj stresit të përditshëm si një mburojë e përsosur në situata të tilla.

Pin It