Sot 10 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit Sulejman Pitarka

Më 24 mars 2007 u nda nga jeta Sulejman Pitarka, Artist i Popullit, i cilësuar si aktori i portreteve të paharruara në teatrin e kinematografinë shqiptare.

Sot shënohet 10-vjetori i largimit të tij nga kjo botë, ndërsa publiku e kujton përmes mbi 70 roleve në teatër dhe rreth 20 roleve në kinematografi.

Pitarka lindi më 2 shkurt 1924 në Dibër, ndërsa në moshën 5-vjeçare bashkë me familjen u vendos në Durrës.

Në teatër veçojmë interpretimet tek “Shtatë shaljanet”, “Vajza nga fshati”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, “Syleshi”, “Doktor Aleksi”, “Besa e madhe”, “Epoka para gjyqit”, “Pjata prej druri” etj.

Ndërsa në kinematografi ka interpretuar në filmat “Oshëtimë në bregdet”, “Horizonte të hapura”, “Tinguj lufte”, “Gunat përmbi tela”, “Streha e re”, “Gjeneral gramafoni”, “Agimet e stinës së madhe”, “Në prag të lirisë”, “Shtëpia jonë e përbashkët”, “Nata e parë e lirisë”, “Nxënësit e klasës sime”, “Ura mbi kala”, “Rrethimi i vogël”, “Historiani dhe kameleonët”, “Vdekja dhe burri”, “Larg barbarëve” etj…

 

Pin It